Shkencëtarët besojnë se qentë janë dy herë më të zgjuar se sa macet – Kjo është arsyeja

Pavarësisht asaj që çdo “macedashës” ka treguar për vite të tëra, një studim i ri nga Universiteti Vanderbuilt tregon se qentë janë më të zgjuarit e shtëpisë për sa i përket kafshëve.

Studiuesit zbuluan se qentë posedojnë më shumë neurone në korteksin e tyre celebral, duke i lejuar atyre një kapacitet më të madh për të menduar, planifikuar dhe për sjellje komplekse.

Studimi zbuloi se qentë kanë rreth 530 milion neurone në korteksin celebral ndërsa macet kanë vetëm 250 milionë. Ndërsa njerëzit kanë 16 miliardë.

Por kjo nuk do të thotë se çdo qen është më i zgjuar se çdo mace, por që qentë kanë lindur me potencial dhe aftësi më të madhe intelektuale.

“Qentë kanë aftësinë biologjike për të bërë gjëra shumë komplekse dhe fleksibël në jetën e tyre ndryshe nga macet, tha një nga autoret e studimit.

Megjithatë mund të ketë qenë një pikë ku macet kanë qenë më të zgjuara se qentë. Një studim i vitit 2010 nga Universiteti i Oksfordit pohoi se truri i qenve po zhvillohet vazhdimisht ndërkohë që truri i maceve nga mbetur po njësoj si 8000 vite më parë.

SHKARKO APP