Shkencëtarët: Kafshët mund të flasin së shpejti
Një ditë do të mund të flasim me kafshët me ndihmën e pajisjeve me madhësi të telefonit, pohon eksperti i njohur, i cili me vite studion sjelljen e kafshëve.
Profesori amerikan Con Slobodchikoff është duke zhvilluar teknologjinë e re, e cila shpjegon sjelljen dhe lehjen e qenit dhe thotë që kjo teknologji në fund do të mund të përdoret për të “biseduar” edhe me kafshët e tjera, transmeton Koha.net.
Ai konsideron që zhvillimi i mëtejshëm i kësaj teknologjie do të mundësonte që kafshët në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në bisedë me njerëzit, shkruan “Daily Mail”
Profesori Slobodchikoff shpjegon se si duke përdorur inteligjencën artificiale, respektivisht softuerin për incizimin e lehjes që qenve të prerisë, kishte mundësi që të lehurën ta përkthejë në gjuhën angleze.
Ai e kishte ditur që qentë e prerisë i paralajmërojnë anëtarët tjerë të tufës së tyre për rreziqet potenciale, çka i ka shërbyer si bazë në hulumtimin e tij.
Ai vlerëson që për pesë deri në dhjetë vjet do të zhvillohet teknologjia me ndihmën e të cilës do të dimë se çfarë mendojnë kafshët shtëpiake por edhe kafshët e tjera. Kjo teknologji me siguri do të ndryshojë botën, sepse një numër i madh i njerëzve në shtëpitë e veta kanë qen ose mace.
Profesori po ashtu shton se si shpreson që njerëzit me ndihmën e kësaj teknologjie do të kenë marrëdhënie partneriteti me kafshët, në vend se t’i shfrytëzojnë.