Shkencëtarët: Ky është sekreti për një çaj super të shijshëm!
Profesori Alan Mackie, i degës, Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit në Universitetin Leeds ka treguar vlerat që ka çaji, ndërsa ka dhënë sekretin për një çaj super të shijshëm. Sipas këtij profesor, çaji bëhet tepër i shijshëm në momentin që pas bustinave shtoni qumësht dhe pastaj ujë të nxehtë, pasi vetëm kështu shija e çajit do të jetë e paharrueshme.
Sipas Mackie, shija super e çajit do të vijë nëse shtoni përbërës që kanë acidin tanin, (Tannin), C76H52O46, që ka një grup biomolekulash astringjente, polifenolike që lidhen dhe precipitojnë proteina dhe përbërje të ndryshme organike. Profesori shton se sa më shumë minerale të ketë uji, aq më e vështirë do të jetë përcaktimi i shijes së çajit.
Profesori Alan Mackie:
Çaji tradicional ka 3 përbërës të cilët do të sjellin shije ndryshe për atë që e provon. Mjafton bustina e çajit, pak qumësht dhe më pas ujë të nxehtë, Vetëm kështu do të fitoni një filxhan çaji tepër të shijshëm. Qumështi është sekreti kryesor, pasi proteinat do të lidhen me taninet dhe mineralet e ujit dhe kështu çaji do të marrë një shije dhe aromë të parezistueshme.
Ky hulumtim u krye nga INTU Boiling Ëater Taps ku prezent ishte edhe menaxheri Kieran Taylor-Bradshaw.