Shkencëtarët: Meshkujt me gishta më të gjatë kanë 2 herë më pak rrezik vdekje nga Covid-19

Meshkujt që kanë gishta më të gjatë kanë një rrezik më të ulët të vdekjes nga Covid-19 dhe ka të ngjarë që të vuajnë simptoma më të buta, kanë zbuluar studiuesit.

Shkencëtarët zbuluan se numri i vdekjeve të burrave me gishta të shkurtër ka qenë më i lartë.

Gjatësia e gishtit të unazës përcaktohet nga sasia e testosteronit që kanë meshkujt. Sa më shumë testosterone të kenë, aq më i gjatë do të jetë gishti i tyre i unazës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Testosteroni mendohet se është mbrojtës ndaj Covid-19 duke rritur numrin e receptorëve ACE-2 në trup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët besojnë se koronavirusi, i quajtur zyrtarisht SARS-CoV-2, hyn në trup dhe shkakton infeksion përmes këtyre receptorëve.

Por studimet kanë sugjeruar gjithashtu që nivele të larta të testosteronit mund të luftojnë dëmtimin e mushkërive, që do të thotë se njerëzit me pak receptorë janë në rrezik më të lartë të infeksioneve virale.

Studimi i ri, i kryer nga Universiteti Sëansea, zbuloi se burrat me nivele të ulëta të testosteronit kanë dy herë më shumë të ngjarë të vdesin nga Covid-19 sesa burrat me nivele më të larta.

Niveli i testosteronit mund të jetë një nga arsyet kryesore pse po vdesin kaq shumë burra, thonë mjekët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?