Shkencëtarët tregojnë se si ta dalloni një person inteligjent
Kur disa shkencëtarë argumentojnë se cili nga indikatorët është më i rëndësishëm – koeficienti i inteligjencës (IQ) apo inteligjenca emocionale (EQ) – të tjerët kryejnë kërkime më gjithëpërfshirëse për të kuptuar se si disa faktorë duke përfshirë pamjen dhe sjelljen mund të ndikojnë në aftësitë intelektuale të një personi.
Dhe ata kanë dalë me disa përfundime shumë interesante, për shumë kë të papritura.
Rezulton se gjatësia, pesha, gjatësia e gishtërinjve dhe madje edhe ngjyra e syve mund të tregojnë nivelin e inteligjencës suaj, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa nga shenjat që ju ndihmojnë për të dalluar një person inteligjent e pse jo edhe për të kuptuar nëse edhe ju jeni i tillë.
Ndoshta një gjeni i madh jeton brenda jush!
Megjithatë, nëse këto karakteristika nuk përputhen me personalitetin tuaj, mos u shqetësoni – ekziston një përjashtim për çdo rregull.
Preferoni të kaloni më shumë kohë vetëm se sa me miq të zhurmshëm.
Gjatësia jote është mbi gjatësinë mesatare.
Keni qenë në shkollë të muzikës.
Nuk vuani nga obeziteti.
Keni sy ngjyrë të kaltër.
Jeni të ndjeshëm ndaj zhurmave.
Gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues.
Shani shumë shpesh.