Shkencëtarët: Uji me kripë mund të kurojë koronavirusin

Pandemia e Covid-19 padyshim që la gjurmë të thella për sa i përket gjendjes psikologjike, ekonomike e sociale.

Ky moment, në dukje i pakapërcyeshëm dhe një “rrugë qorre” për shkencëtarë e specialistë të ndryshëm, vendos theksin në kurën më popullore që të gjithë e kemi praktikuar të paktën njëherë në shtëpitë tona.

Bëhet fjalë për gargare me ujë dhe kripë. Shkenctarët shprehen se kjo e fundit rezulton si një reduktues i simptomave të kollës dhe të ftohjeve duke ndaluar përkeqësimin e tyre.

Idea e studimit erdhi nga përpilimet e shumta mbi infeksione të ndryshme të cilat zakonisht shkaktojnë kollë dhe ftohje. Njerëzit me sëmundje të tilla duket se kanë patur përfitime nga pirja e ujit me kripë.

Rezultate nga eksperimentet ELVIS, bëjnë me dije se personat që ushtronin këtë lloj kure, kishin kollë më të pakët dhe të ftohurat e bllokimet në frymëmarrje zgjasnin rreth dy ditë mesatarisht.

Ekipi i Edinburgh parashtron gjithashtu se uji me kripë mund të rrisë nivelin e sistemit imunitar duke zhvilluar antitrupa mbrojtës të cilat luftojnë viruse të ndryshme./JOQ

SHKARKO APP