Shkencëtarët zbulojnë krijesën gjigante të quajtur “vdekja e zezë” dhe befasohen
Bufi gjigant, i cili ka qenë praktikisht i padukshëm në pyjet tropikale të Afrikës për 150 vjet, është fotografuar në natyrë për herë të parë nga shkencëtarët britanikë që punojnë në Ganë.
Bufi gjigand ose siç njihet ndryshe ‘ Vdekja e zezë’ u pa më 16 tetor dhe ekologët e vlerësuan atë si një zbulim sensacional.
Kjo specie klasifikohet zyrtarisht si specie në rrezik.
Ekspertët e dalluan bufin i cili për herë të fundit u pa në vitin 1870 ndërsa ulej gjatë ditës.
Megjithëse ekspertët e panë ‘Vdekjen e zezë’ për vetëm 15 sekonda ata ishin në gjendje të bënin mjaft fotografi për ta identifikuar atë, me anë të syve të tij të zinj, sqepit të verdhë dhe prej madhësisë gjigande.
“Ishte aq i madh sa në fillim menduam se ishte një shqiponjë. Për fat, ai u ul në një degë dhe kur ngritëm dylbinë mbetëm gojë hapur. Nuk ka asnjë buf tjetër kaq të madh në pyjet tropikale të Afrikës. Bufi u identifikua për herë të parë në 1872 kur Richard Boëdler Sharpe, kurator i koleksionit të zogjve në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, mori një ekzemplar nga një gjahtar në Gana’’ është shprehur njëri prej ekspertëve.