Shkencëtari: Bota nuk është e vërtetë, truri i njeriut i programuar
Viti 2050 dhe robotët super-inteligjentë kanë marrë nën kontroll planetin.
Por nuk e keni idenë, për shkak se ju jetoni në një simulim kompjuterik.
Gjithçka shihni dhe prekni është krijuar nga robotët, që i përdorin njerëzit si pjesë e lojës së tyre.
Kjo teori radikale ka dalë në skenë disa herë nga shkencëtarët, që pretendojnë se ka një mundësi që bota jonë nuk është e vërtetë.
Mund të quket qesharake, por një shkencëtar i njohur, Robert Laërence Kuhn e mbështet këtë teori.
Në këtë mënyrë, ne jetojmë në një realitet të krijuar, njësoj si në filmin Matrix.
Ai thotë se truri i njeriut është pjesë e një simulimi.
“Mund të jetë një program i madh kompjuterik, që simulon gjithçka, përfshi trurët e njerëzve që nga neuronet e sinapset”, – thotë ai.