Shkoi në spital me grip u kthye me një dorë dhe pa këmbë
33-vjeçari Mark Camamile u kthyer herët nga puna, pasi nuk ndihej mirë dhe ndjente vështirësi në frymëmarrje. Bashkëshortja e tij Wendy, vendosi që ta çonte në spital, aty i ra të fikët dhe veshët e hunda iu bënë të zeza. Ai fatkeqësisht u diagnostikua me pneumoni, që ishte zhvilluar në një formë të rrallë septikemie dhe mjekët e vendosën në koma të induktuar. Kur u zgjua në Spitalin Queen Elizabeth të Birmingamit në Angli, 33-vjeçari zbuloi se kishte humbur të dyja këmbët. Por, kjo nuk ishte e gjitha, pasi 4 javë më vonë mjekët i thanë se duhet t’i hiqnin menjëherë edhe dorën e djathtë, në të kundërt do të vdiste. Mund të duket e habitshme, por nuk u ndjeva shumë keq që kisha humbur këmbët, sepse të paktën kisha ende duart”, ka thënë 33 – vjeçari. “Por kur më thanë se duhet të më prinin edhe dorën, aty kuptova se nuk do të mund të shkoja më as në punë”. Camamile punonte prej 8 vitesh si mekanik. Tashmë ai ka këmbë e duar me protezë, por familja po përpiqet të mbledhë fonde për t’i vendosur gjymtyrë robotike.