Shoferi i dehur i shkatërron karrierën modeles
Karrieria e modeles është shkatërruar, pasi një shofer i dehur e përplasi atë më makinë. Gjatë aksidentit Sandra Lingle mbeti e dëmtuar në fytyrë. 30-vjeçarja nga Charleston në Karolinën e Jugut, ishte shumë me fat që i mbijetoi kur një shofer i dehur goditi cepin e makinës së saj dhe e përplasi me një shtyllë telefonike. Ajo kaloi tre muaj në spital pas aksidentit dhe iu nënshtrua më shumë se 30 ndërhyrjeve kirurgjikale për të hequr dëmtimet në fytyrën e saj. Kjo ngjarje i shkatërroi karrierën e saj të modelimit dhe e la atë me mendime vetvrasëse. Sandra ka qëndruar 6 vite e mbyllur në shtëpi dhe tani ka frikë se mund të humbasë dhëmbët e saj. Për këtë arsye ka hapur një faqe për mbledhjen e fondeve për të financuar trajtimin e saj dentar për t’iu rithyer buzëqeshja dhe besimi.