Shoferi me lejen më të çuditshme në botë
Një shofer është bërë i famshëm në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të fotografisë së tij në patentë shofer. Sean Corbett nga Chandler të Arizonas kishte mision jetësor që në foto të lejes të dilte me një kulluese të pastave, të cilën e konsideron si element fetar, raporton CNN. Corbett e quan veten “pastafarian”, një lloj feje, të cilën e ka krijuar vetë, ndërsa kulluesen e pastave e konsideron si kapelë fetare. “Pastafarizmi është pjesë e kishës Përbindëshi i spagetit fluturues, që pohon se bota është krijuar para 5 mijë vjetësh nga ky përbindësh”, ka thënë Corbett. I vetëdijshëm për foton, ai thotë se është satire, sesa veprim serioz, por siç duket nuk e ka vënë re se kulluesja në formë tenxhereje duket si kapelë hokeji.