Shokon avokati: Femrat që veshin xhinse të grisura duhen përdhunuar

“Është një detyrim kombëtar që të përdhunohen femrat me xhinse të grisura”, kështu ka deklaruar Nabih al-Wahsh gjatë një programi televiziv. Prej kohësh po diskutohet nëse duhen ndaluar rroba të tilla si xhinset e grisura në vende publike. Avokati konservator tha se kjo veshje është si një ftesë për ngacmim seksual. Komentet e tij kanë shkaktuar shumë debat dhe zemërim në Egjipt. Avokati ka mbrojtur qëndrimet e tij, duke thënë se kjo vlen edhe për vajzën e tij, nëse vesh rroba të tilla. Një studim i fundit tregon se 83 për qind e femrave në këtë vend ose janë ngacmuar seksualisht, ose janë përdhunuar.

SHKARKO APP