Shpallet fituesja e Miss Trans Albania, ja mesazhi i saj për shqiptarët
Miss Trans Albania është mbajtur natën e Krishtlindjeve ku morën pjesë shtatë konkurente.
Konkursi i bukurisë u mbajt në një klub nate në Tiranë, që është vend i posaçëm për njerëzit që i përkasin komunitetit LGBTI. U shpall fituesja, emri i së cilës është Serafina dihet si dhe u dhanë dy çmime për Miss Miqësia dhe Miss Shoqëruesja.
“Padyshime që njerëzit nuk janë mësuar me evente të tilla, por kjo është një provë prej më së mirë ku ne tregojmë se transat ekzistojnë dhe ky të jetë hapi i parë, por ne do bëjmë hapa të mëdha për të drejtat tona dhe njerëzit të na lejojnë të jetojmë me të drejtat tona,”– tha fituesja.
Shqiptarët janë tepër konservativë për të drejtat e LGBTI, prandaj organizatorët e eventit ishin shumë të kujdesshëm për sigurinë dhe privatësinë. Pjesëmarrëset shpresojnë se ky konkurs është një hap për një njohje më të gjerë të të drejtave të transgjinorëve në Shqipëri.
Kjo është hera e tretë që në vendin tonë zhvillohet një konkurs i tillë bukurie.