Shqipëria në 20 foto të blogu të njohur francez
Pas dhjetë ditësh në Shqipëri kemi foto të bukura për t’ju treguar, shkruan blogu francez i udhëtimeve legourmandvoyageur.
Pas dhjetë ditësh në Shqipëri kemi foto të bukura për t’ju treguar, shkruan blogu francez i udhëtimeve legourmandvoyageur. Nuk do të donim t’i ndanim 3567 fotot që kemi në aparat, por pas shumë përpjekjesh kemi mundur të zgjedhim 20 më të preferuarat, shkruan blogu, shkruan Monitor.
Zgjidhja ka qenë e vështirë, por ajo reflekton më mirë udhëtimin tonë dhe do t’ju mundësojë të (ri) zbuloni një vend të vogël me peizazhe nga më të ndryshmet. Më poshtë janë fotot e përzgjedhura të blogut.
Të shijosh muzgun portokalli në Liqenin e Komanit, një spektakël mahnitës
Lumi blu i mahnitshëm, në rrugën midis Gjirokastrës dhe Tiranës
Ksamil, i njohur si plazhi më i bukur në Shqipëri. Po ju a jeni dakord?
Parku Kombëtar i Butrintit me ngjyrat e tij të bukur
Parku Kombëtar i Butrintit në një këndvështrim tjetër
Qyteti i Gjirokastrës, i klasifikuar si pasuri e UNESCO
Një prej kafshëve të shumta që ndesh në rrugët e Shqipërisë
Laguna paqësore e Patokut dhe restorantet interesante mbi urë
Pamja nga tavolina e restorantit në Lagunën e Patokut
Plazhi i bukur i Dhërmiut, me ujërat e kristalta. Do të bëni një zhytje? – Foto me dron
Plazh i virgjër afër Dhërmiut, ku është e vështirë të shkosh, por çfarë kënaqësie për të kaluar një pasdite
Zona arkeologjike e Apollonisë
Thjeshtësia e jetës në Shqipëri
Qetësia në breg të liqenit të Shkodrës
Vreshtat mes Shkodrës dhe Komanit, rruga në Shqipëri rezervon plot surpriza
I pabesueshëm Syri i Kaltër, një burim nëntokësor prej 45 metrash me ngjyra të ndryshueshme
Një fshat i vogël në mal, klasik në Shqipëri, ky në foto është afër Dhermiut
Pamje mbresëlënëse nga anija i Liqenit të Komanit, i rrethuar me male
Moment nga jeta shqiptare, me tërë thjeshtësinë e saj
Kur deti shkrihet me qiellin blu në lartësi në Parkun e Llogarasë, një zonë mistike