Shqiptari hyn në “Guinness” duke fituar shumën më të madhe të mundshme në bingo
Shabani fitoi shumën e madhe të parave duke luajtur në “Beacon Bingo”, e cila ndodhet në Britani dhe është një prej bingove kryesore në vend. Data 30 nëntor është data kur Shabani fitoi çmimin e madh.
“Thjesht nuk po mundem ta besoj se kam fituar, ende po më duket si në ëndërr. Këto para do të ma ndryshojnë mua dhe familjes sime jetën tërësisht, dhe këto para nuk kanë mundur të vijnë në një kohë më të mirë. Kam familjarë këtu në Londër dhe në Kosovë, dhe ndonjëherë e kanë të vështirë të mbijetojnë dhe kanë nevojë për pak para më shumë. Ndjehem mirë që kam mundësi të ndihmoj dhe t’i qeras ata për Krishtlindje dhe për Vit të Ri, pasi e meritojnë. Vërtet e dua bingon, por unë luaj vetëm në “Beacon Bingo”. Jo vetëm për shkak të çmimeve të mëdha që japin në krahasim me bingo klubet tjera, por edhe stafi është më miqësor. Gjithmonë kaloj mirë kur shkoj aty”, ka thënë Shaban Binaku.
Menaxheri i përgjithshëm i “Cricklewood Club” tha: “Jemi shumë të gëzuar për Shabanin, i cili jo vetëm se ka siguruar 100 mijë paund për festat e fundvitit, por edhe ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness”!”