Shqiptari zgjidhet deputet në Zvicër

Etrit Hasler është zgjedhur deputet në Parlamentin e Kantonit të St.Gallenit në Zvicër.

Kështu, në garat për këtë parlament ku po marrin pjesë rreth dhjetë politikanë shqiptaro-zviceranë, deri tani një vend e ka fituar vetëm Hasleri i Partisë Socialdemokrate (SP), i biri i një mjeku shqiptar dhe i një gazetareje zvicerane, i cili ka qenë edhe në mandatin e kaluar deputet kantonal.

Ai ka garuar nga zona e qytetit të St.Gallenit, i cili i jep 7 deputetë, ndërsa me 1739 votat është i katërti në listë. Hasler është shumë i njohur në këtë kanton dhe në Zvicrën gjermane në përgjithësi, si gazetar dhe “slam-poet”.

Ndërsa në zonën e qytetit Wil është edhe politikani i njohur i ri, Arbër Bullakaj, i cili ka hyrë në mesin e katër të parëve në këtë zonë që jep tre deputetë

Po ashtu, një rezultat shumë të mirë e ka siguruar edhe kandidati i SVP-së, Ambroz Rrustemi. Ai ka fituar 2596 vota por në zonën ku garon ai, rivalët e partisë së tij kanë më shumë vota kështu që ende nuk dihet nëse është afër për t`u zgjedhur ose jo.

 

 

SHKARKO APP