Shtatë krijesa të çuditshme, të zbuluara në thellësi të ujërave

Kërkuesit nga The South Java Deep Sea Biodiversity Expedition 2018 kanë kapur atë që gjendet poshtë një pjese të madhe të detit indonezian. Ekipi i kërkuesve me shkencëtarë nga Singapori dhe Indonezia u nis nga Muara Baru, Xhakarta, Indonezia në 23 mars 2018 në bord të anijes Baruna Jaya VIII.

Ata e testuan detin në një thellësi prej 500-2000 metra në afërsi të Sunda Strait Trough duke kërkuar për dokumentim të biodiversitetit detar në këtë rajon. Ekspedita mbaroi në 5 prill 2018. Mostrat e mbledhura gjatë kësaj ekspedite do të katalogohen gjatë dy viteve dhe përfundimet do të bëhen të ditura gjat një workshop-i që do të mbahet në Indonezi në vitin 2020. Ndërkohë që kërkuesit kanë shfaqur disa foto paraprake të organizmave që kanë kapur në thellësi. Ja 7 prej krijesave më të çuditshme dhe mjaft të bukura që janë zbuluar.

Ice Cream Cone Worm
Ice Cream Cone Worm

Krimbi prej 6 cm i gjatë i ngjan një kaushi të akullores dhe i përket familjes Pectinariidae, jeton në thellësitë prej 300 m. ndërsa rritet zhvillon një tub konik rreth vetes. Gjembat rreth gojës përdoren për të gërmuar.

Dumbo Octopus
Dumbo Octopus

Ky oktapod i përket familjes Opisthoteuthidae dhe u kap në thellësinë 900 metra dhe e mori emrin nga ngjashmëria me elefantin Dumbo të personazheve të Disney-it. Kërkuesit thonë se ka një pamje xhelatinoze dhe në ngjyrë violë të errët kur u observua për herë të parë.

Cock-eyed Squid
Cock-eyed Squid

Pavarsisht emrit, sytë e këtij kallamari me përmasa të pabarabarta ndoshta e kanë një arsye se pse janë të tillë. I përket familjes Histieuthidae. Noton me syrin e madh me kokë poshtë për të gjetur ushqim, ndërsa me syrin e vogël sipër për të parë për grabitqarët.

Darth Vader Isopod
Darth Vader Isopod

E mori emrin nga një prej personazheve më të këqij të fantashkencës. Këta buburreca gjigandë i përkasin familjes Cirolanidae dhe ecin në fundin e detit për të kërkuar ushqim. U gjet në thellësinë 800 m.

Chain Saw Lobster
Chain Saw Lobster

Nuk duhet imagjinatë për të parë nga se e merr emrin kjo karavidhe. Thaumastocheles massonktenos ka një kthetër të djathtë të mbyllur me buzë anësore. Kërkuesit nuk mendojnë se kjo kthetër përdoret për të gjuajtur, por si sitë për të filtruar kafshë të vogla nga shtresat e poshtme.

Snow White Lobster
Snow White Lobster

E bardhë në ngjyrë kjo karavidhe e ka merin Munidopsis nitida dhe u kap në një thellësi më shumë se 800 metra. Është e gjatë 4 cm dhe gjendet në dru dhe varet nga druri i kalbur si burim ushqimi.

Fang Tooth
Fang Tooth

Me dhëmbët e tij të gjatë Anoplogaster cornuta nuk e lë asnjëherë ushqimin të ikë. Një nga peshqit më të frikshëm që u kap gjatë ekspeditës, kjo specie e gjatë 10 cm u gjet në thellësi 500 metra./horizonti.al/

SHKARKO APP