Shtëpia 10 mijë $, që ndërtohet për një ditë e me vetëm një vegël

Shtëpitë mund të jenë shumë të shtrenjta në Pekin. Prandaj, një grua e njohur si zonja Fan, përfundoi në një shtëpi të vogël e afër rrënimit në oborrin e shtëpisë së prindërve të saj jashtë qytetit, raporton thisisinsider. Ajo ende dëshiron të jetojë afër familjes së saj, por dëshironte një shtëpi moderne e me një çmim të përballueshëm. Pasi një firmë lokale, People’s Architecture Office (PAO), ka dëgjuar historinë e saj, ka dizajnuar një shtëpi montuese për të. Me vetëm 10 mijë dollarë vlerë të materialeve dhe sigurisht falë punës së tyre, një ekip i ndërtimit ka ndërtuar shtëpinë montuese për të, në më pak se 24 orë dhe me vetëm një vegël.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?