Shtëpitë e shtrenjta në Hong Kong, arkitektët gjejnë zgjidhje në tubat e ujit (FOTO)

Ato quhen OPod, “shtëpitë tub” janë 100 metra katrorë. Ajo përfshin një divan që shndërrohet në shtrat, rafte, një mini frigorifer, një mikrovalë dhe një banjë me dush, transmeton Koha.net.

Momentalisht dizajni i shtëpisë është vetëm një prototip, por Law thotë se së shpejti planifikon të shesë shtëpitë. Ekipi i tij aktualisht është duke kërkuar leje që të fillojë ndërtimin, raporton Business Insider.

Secila shtëpi do të kushtojë 15 mijë dollarë (rreth 12 mijë euro). Kjo nuk është lirë, por është shumë më pak se çmimi mesatar i një shtëpie të re në Hong Kong, që është 1.8 milion dollarë për një njësi prej 600 metra katrorë, sipas disa vlerësimeve.

Meqë tubat peshojnë rreth 22 ton, ata nuk kanë nevojë për bulona për të qëndruar së bashku kur bashkohen. Sipas Law, kjo do të mbante kostot e ulëta të instalimit.

“Në Hong Kong shumë njerëz jetojnë në kushte të papërshtatshme ose në banesa ndarëse, për shkak të qirasë së lartë, shpenzimeve për strehim, ndërsa strehimi publik është joadekuat”, thotë ai, ndërsa shton se, “OPod është një alternativë e lirë”.

SHKARKO APP