Shtetet ku anglishtja si gjuhë e dytë flitet më mirë

Sipas një studimi të fundit nga “The English Proficiency Index 2015″-2015”, gati dy miliardë njerëz në botë, pothuajse një në 3 persona, studiojnë anglisht, si gjuhë jo amtare.

Në botën e zhvilluar gjuha angleze është një sinonim i zhvillimit, zgjerimit të ekonomisë së një vendi dhe forcimit të ndërlidhjeve me pjesën tjetër të botës.

“The English Proficiency Index 2015″-2015” ka nxjerrë statistikat mbi vendet, në të cilat flitet më mirë gjuha angleze, si gjuhë e dytë.

Në krye të renditjes vijnë vendet nordike, Suedia, Hollanda, Norvegjia dhe Finlanda ku të paktën 65% e popullsisë flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Pjesa tjetër e listës dominohet nga shtetet evropiane.

Të vetmet shtete jo evropiane që flasin mirë anglishten si gjuhë të dytë janë Singapori dhe fqinji i saj Malajzia, po ashtu edhe Argjentina.

SHKARKO APP