Shtohen lindjet jashtë martese në BE, kryeson…

Lindjet jashtë martese janë shtuar ndjeshëm në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas një raporti, Franca mban vendin e parë e ndjekur ngushtësisht nga Bullgaria e Sllovenia.

Më i ulëti nga ana tjetër është regjistruar në Greqi, sipas të dhënave të Eurostatit që nënvizon se gjatë 2016-ten, në bllokun europian erdhën në jetë më shumë se 5.1 milionë bebe. Rreth 40% e tyre, lindën nga prindër të pamartuar. Më i ulët është ky numër në vende si Kroacia, Qipro e Polonia, ku ideja e familjes duket se mbetet në vazhdimësi më e fortë.

Franca që kryeson listën, ka 6 në 10 foshnje të lindura jashtë martese. Vendet e tjera të këtij spektri përfshijnë Estoninë, Suedinë, Danimarkën, Portugalinë e Holandën.

Megjithëse vazhdon të renditet në treshen e fundit, Qipro përbën aktualisht kërcimin më të madh, duke u rritur tetëfish që nga viti 2000, kur ajo regjistroi vetëm 2.3% të lindjeve nga prindërit e pamartuar.

SHKARKO APP