Shumë njerëz këto vija në dëborë i lidhin me UFO-t
Ata që besojnë tek ekzistenca e UFO-ve pretendojnë se kanë gjetur dëshmi të një vendi të uljes së tyre nëpërmjet Google Earth. Imazhet impresionuese nga Antarktika tregojnë një model të çuditshëm në dëborë dhe konspiratorët pohojnë se mund të ketë vetëm një shpjegim. Një figurë u nda nga kërkuesit e UFO-ve Secureteam10 në YouTube, duke shkaktuar një debat për atë nëse atje kishte “ulje të huaj”. Megjithatë, shumë më tepër njerëz besojnë se ka një shpjegim më të zakonshëm. Patricia O’Kelley shkroi: “Unë mendoj se kjo është vetëm një rrëshqitje e tokës prej akulli. Më shumë se 13,000 njerëz kanë shikuar postin e YouTube, i cili tregon skenën në “South Georgia Island”, pranë malit Paget. Gjurma e dëborës duket se vazhdon për disa milje. Disa thanë se mund të ishte një raketë e shtrembëruar nga despoti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndërsa një komentues tjetër shkruante: “Santa kishte shumë për të pirë”.