Si erdhi deri këtu kjo fokë?

Kjo është çështja që ka shqetësuar autoritetet Britanike në momentin kur kanë zbuluar një fokë të përmasave të mëdha në një fermë afër në qytetin e Merseyside, një zonë në veri perëndim të Britanisë së Madhe. Banorët e zonës fillimisht menduan se ishte një luan deti por më vonë u zbulua se ishte një fokë. Foka ishte munduar të largohej nga deti në drejtim të farmës duke iu drejtuar një përroi aty afër.

Ajo u identifikua në kohë duke u zbuluar nga një qen pikërisht në zonat rurale të Newton-le-Willows, Merseyside. Policia si dhe ekipet e ndihmës së shpejtë (RSPCA) arritën në kohë në vedin ku ndodhej foka për të ndihmuar zhvendosjen e saj në det.

Policia mundi të mbante turmat e njerëzve të cilat kishin rrethuar kafshën e detit në mes të fermës, duke e shpërngulur atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitarët e rastit dëshmonin se kafsha kishte ardhur nga përroi, ndërsa të tjerë ishin trembur teksa kishin dalluar “luan deti”, ashtu si i quanin ata, të silleshin rrotull nëpër farmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia kishtë këshilluar të gjithë banorët të qëndronin larg kafshëve të tilla pasi përbënin një rrezik për ta ndërsa autoritetet përkatëse e kishin rikthyer në det.

Përgatiti: V.TH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?