Si përhapet Korona nëse dikush kollitet në avion
Një video ilustruese e krijuar nga Universiteti Purdue, Indiana, tregon sesi patogjenët e koronavirusit udhëtojnë shumë më larg nga sa mendohet, dhe saktësisht se si kollitja në aeroplan mund të përhapë koronavirusin vdekjeprurës përmes një kabine.
Ajo tregon sesi pikat e pështymës nga kollitja shkaktojnë një grumbull fillestar të mikrobeve, të cilat më pas përhapen në të gjithë aeroplanin në ajër.Deri në dhjetë njerëz rreth kollitjes janë theksuar si më të rrezikuarit, për shkak të afërsisë.
Simulimi pasqyron viruse që janë dhe mbijetojnë në ajër.
Por shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se SARS-CoV-2 përshtatet në këtë kategori.
Disa prova sugjerojnë që pikat nga një person i infektuar mund të udhëtojnë nëpër ajrin e zyrave, restoranteve dhe aeroplanëve përmes kondicionimit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, virusi COVID-19 kryesisht transmetohet midis njerëzve përmes pikave të frymëmarrjes, të cilat janë në madhësi shumë më të mëdha.Pika më të mëdha udhëtojnë vetëm në distanca të shkurtra para se të bien në dysheme, kjo është arsyeja pse ‘distanca e sigurt sociale’ e rekomanduar midis njerëzve është dy metra.
Shkencëtarët në SH.B.A. kanë treguar në laborator se virusi mund të mbijetojë dhe të mbetet infektues për të paktën tre orë.