Si ta mbani lulen e Krishtlindjeve gjallë edhe pas festave

Festat e fundvitit kanë mbërritur dhe të gjithë po përgatiten për ato, duke zbukuruar shtëpitë apo duke gjetur dhuratat për njerëzit më të dashur.

Një zgjedhje e veçantë dhe posaçërisht për këto ditë është euforbia. Ajo njihet ndryshe si lulja e Krishtlindjeve. Gjethet e gjelbra dhe lulet e kuqe që lulëzojnë në këtë stinë dimërore, u japin tjetër atmosferë shtëpisë. Kjo është dhe arsyeja, përse këtë periudhë kjo lule është ajo që dhurohet më shpesh.

Edhe pse ajo quhet lulja e Krishtlindjes, ajo është një bimë tropikale dhe nuk ka lidhje me vendet apo motin e ftohtë. Ne ju zbulojmë disa këshilla që kjo lule do t’iu rezistojë gjatë.

1-Kini kujdes se mos vyshken gjethet.
Kur e ujisni prisni derisa dheu të jetë i thatë dhe mos e lini ujin që mbetet në fund të vazos pasi kjo dëmton gjethet e saj.

2-Lulet e kuqe rrojnë disa muaj

Në janar mund ta zhvendosni lulen nga vazoja në kopsht dhe të lejoni ndryshimet klimatike dhe të dritës, të veprojnë mbi të.

3- Vendoseni vazon me lule pranë dritares

Kjo e ndihmon lulen që të thithë rrezet e diellit, por mos e afroni shumë pas saj, pasi rrezet e ngrohta dhe ftohtësia e xhamit e dëmtojnë atë.

SHKARKO APP