Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi insiston që Shital të jetojë me ta, Arnav nxehet, ja ç’do ndodhë nesër
Kushi pyet Shitalin nëse ajo ose babai i Aravit kanë diabet por Shital nuk i kthen përgjigje. Kushi dhe Shital kthehen në shtëpinë Raizada. Shital u thotë të gjithëve se Arav ka diabet. Shital nuk mund të qëndrojë apartament dhe Kushi i ofron Shitalit të qëndrojë në shtëpinë Raizada.
Në fillim Shital refuzon por kur të gjithë insistojnë ajo pranon. Arnav i bërtet Kushit pse i tha Shital të jetojë me ta. Kushi mundohet ta pyesë Arnavin nëse ka kryer marrëdhënie me Shitalin kur kanë qenë të lidhur por nuk e pyet dot.
Shital duhet të shkojë në shkollën e Aravit për të plotësuar një formular dhe Kushi shkon me të. Shital i kërkohet të shkruajë emrin e babait të Aravit. Kushi mezi po pret të shohë çfarë do shkruajë Shital. Aravit i shkohet në tualet dhe Kushi shkon me të.
Ndërkohë Shital i thotë drejtoreshës së shkollës që babai i Aravit nuk jeton më. Ata kthehen në shtëpi. Manorama po lexon një gazetë dhe tregon për një lajm ku dy bebe kanë lindur në të njëjtën kohë në një spital dhe prindërit nuk dinë kush është fëmija i tyre.
NK thotë se ditët e sotme është e lehtë për tu gjetur me testin e ADN. Kushi mendon të bëjë testin e AND-së së Arnavit dhe Aravit./revistawho