Si të pastroni ushqimet tuaja dhe të qëndroni të sigurt kur bëni blerje në kohë pandemie?!
Disa nga shqetësimet më të mëdha të publikut rreth shpërthimit të pandemisë deri më tani kanë qenë të lidhura me supermarketet, nga furnisimi I mjaftueshëm me sendet ushqimore thelbësore dhe sendet shtëpiake e deri tek se si të qëndrojmë të sigurt gjatë blerjes.
Deri më tani, njerëzit janë mësuar të marrin masa paraprake siç janë larja e duarve të tyre rregullisht dhe praktikimi i distancimit të sigurt shoqëror, por me dërgesat në shtëpi të cilat janë të tejmbushura me klient dhe nevoja për pridukte të tjera që nuk gjenden online, bëjnë që vizita e dyqaneve dhe supermarketeve të jetë një domosdoshmëri.
Supermarketet janë vende mjaft të zëna me punë, të mbushura me produkte të prekura nga një numër I madh njerëzish dhe ndërsa shitësit me pakicë po bëjnë çmos për të ndihmuar njerëzit të mbajnë distancat e duhura për të evituar riksun ndaj virusit lind pyetja se sa të sigurt jemi kur shkojmë të bëjmë pazar.
A jeton Koronavirusi në ushqime?
Sipas faqes së internetit të qeverisë për sigurinë e ushqimit, është “shumë e pamundur” që të mund të marrësh Koronavirusin nga ushqimi. Stephen Baker, një profesor nga Departamenti i Mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se megjithëse është e mundur që virusi të mund të mbijetojë në ushqim siç do të vepronte në sipërfaqe të tjera, ai “vdes” shuëm shpejt.
Sa rrezik paraqet paketimi i produkteve?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreziku i kapjes së virusit që shkakton Covid-19 nga një paketim që është zhvendosur, lëvizur dhe ekspozuar ndaj kushteve dhe temperaturave të ndryshme është gjithashtu shumë i ulët.
A duhet të pastroni ushqimin dhe / ose paketimin tuaj?
Pavarësisht nga rreziku i ulët i ndotjes, nëse ndjeheni veçanërisht të shqetësuar për mundësinë e përhapjes së virusit në paketimin e ushqimeve, mund të përdorni peceta antibakteriale ose spray dezinfektues përpara se t’i ruani në dollapët apo frigoriferët tuaj.
Duke folur për BBC, profesori Sally Bloomfield nga Shkolla në Londër e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, shpjegoi se nëse njerëzit janë të shqetësuar ata mund të ruajnë produkte për 72 orë para përdorimit të tyre ose ti pastrojnë me dezinfektues ose zbardhues/klor të holluar. Kur bëhet fjalë për prodhime të freskëta, siç janë frutat dhe perimet, mos përdorni produkte që përmbajnë ndonjë kimikate për t’i pastruar ato.
Blerjet nëpër dyqane dhe supermarkete
Vizitat në supermarkete paraqesin njëfarë rreziku ndërsa jeni duke u përzier me individë të tjerë përreth jush që mund të jenë të infetkuar. Në këtë rast, është e rëndësishme t’i përmbaheni udhëzimeve të qeverisë për distancimin shoqëror duke siguruar që të qëndroni të paktën dy metra larg të tjerëve. Kjo këshillë vlen si brenda dyqanit, ashtu edhe në hapësirën e jashtme publike, ku mund t’ju duhet të bëni radhë.
Konsumatorët gjithashtu mund të zgjedhin të kompensojnë çdo rrezik shtesë duke larë duart para dhe pasi të vizitojnë supermarketin, duke shmangur prekjen e fytyrave të tyre pas prekjes së karrocave, shportave, paketave dhe prodhimeve, dhe duke përdorur metodat e pagesës pa kontakt.
Shumë njerëz gjithashtu zgjedhin të veshin doreza ndërsa blenë, megjithatë është e rëndësishme të theksohet se duke vepruar kështu nuk ju ndalon të prekni dorezat e karrocave dhe më pas të prekni fytyrën tuaj, gjë që mund të transmetojë virusin edhe pse jeni me doreza.
Burimi: Independent – SCAN