Si të përballemi me dëshpërimin gjatë festave
E gjithë situata e shkaktuar nga pandemia, numri i viktmave, humbja e familjarëve apo të afërmit e miqtë që po trajtohen, bëjnë që festat e fundvitit të mos i shijojmë siç do të donim.
Ndjesia e trishtimit është e pashmangshme gjatë këtij viti, veçanërisht pë ata që kanë humbur dikë, por festat kërkojnë energji të mirë prandaj duhet të përpiqeni.
Harrojini pritshmëritë
Pritshmëritë jorealiste, kujtimet apo nostalgjia e tepërt mund t’jua shtojë stresin gjatë ditëve festive. Ne mendjen tonë kemi krijuar perceptimin se festat presin një lloj sjelljeje të caktuar nga të gjithë ne, por ja që s’është kështu. Njerëzit që po kalojnë një periudhë të vështirë emocionale, mund të jenë duke i pritur ditët festive me më shumë frikë, duke menduar se sa të tmerrshme mund të jenë. S’do të ketë asgjë të tillë, thjesht të duhet të kujtosh që po përjeton diçka krejt normale në raport me rrethanat në të cilat ndodhemi. Le ta pranojmë që “pushimet” e këtij viti nuk do të jenë pushimet tipike që bëjmë zakonisht!
Planifikimi i ditëve festive
Të mos duash të festosh fare këtë vit, është e drejta e secilit, por ekspertët thonë se nëse vendosni ta bëni, rimendoni diçka interesante, ose përditësoni traditat e përvitshme. Ndizni disa qirinj në ditët e festave, por gjithashtu mos harroni të hapni dhuratat pranë pemës. Tregoni historira nga pushimet e kaluara që keni festuar bashkë.
Kjo do t’ju sjellë edhe më pranë njerëit që s’janë më fizikisht me ju.Vetëm se zgjidhni të festoni s’do të thotë se harruat humbjet tuaja, por thjesht po përpiqeni të jetoni 2 realitete në të njëjtën kohë. Festoni me njerëzit që keni pranë, jini mirënjohës dhe bëni diçka për të kaluar bukur.
Vendosni disa limite me njerëzit
Nëse keni në plan të refuzoni një ftesë për festë, tregohuni të sinqertë me njerëzit. Thuajini thjesht që s’doni të merrni pjesë në event sepse ndjeni akoma dhimbje për njeriun që humbët apo situatën e jetuar.
Përballuni me dallgët e ndryshme të dëshpërimit
Një komponent shumë i rëndësishëm për ta kaluar dhimbjen është të përballesh me të dhe ta pranosh. Duke e shmangur s’bën gjë tjetër veçse e thellon. Nëse mëngjesin e Krishtlindjeve zgjohesh i/e mërzitur, kujto që s’ka pse të shkojë ashtu e gjithë dita. Lëre veten të shijojë momente të ndryshme! Trishtimi kombinohet dhe bashkëjeton edhe me emocione të tjera. Në momentin që ti identifikon ndjesitë e tua, duhet thjesht të kujtosh se nuk do të jenë aty përgjithmonë.
Burimi: CNN