Sipas shkencës është më mirë të mos kesh fare miq dhe ja pse
Të gjithë duan të jenë të rrethuar me miq, por një studim i fundit tregon se të qenurit antisocial është më mirë sesa mendonim. Të kalosh kohë vetëm do të thotë të jesh më kreativ. Sipas studimit të jesh me miq, të shpërqëndron mendimet dhe ndalon idetë e reja. Ndërsa kur jeni vetëm imagjinata juaj është më e madhe.
Pa miq, je vetvetja, thotë studimi. Në shoqërinë e miqve mund të marrësh pjesë të ndryshme të karakterit të tyre. Ndonjëherë për t’i bërë miqtë të ndihen rehat në shoqërinë tuaj, ju mund të harroni veten.
Të forcosh një marrëdhënie shoqërore nuk është mirë për ju. Sipas studimit, të qenurit nën presion për të bërë miq njerëz që mund të mos kesh asgjë të përbashkët dhe që nuk i intereson për nevojat e tua, mund t’ju bëjë të ndiheni në ankth.
Të mos shpenzosh kohë me veten mund të bëjë që ta keni të vështirë të kuptoni çfarë doni në jetë.
Bonus: Një nga arsyet pse Taylor Swift është këngëtare e famshme sot është sepse ajo nuk kishte miq në shkollë. “Mbaj mend kur isha në shkollë, e vetmja arsye pse nisa të shkruaja këngë ishte sepse ndodhesha vetëm gjithë kohës. Në shkollë dëgjoja që thonin ‘o Zot do shkojmë në një festë të premten’. Të gjithë ishin të ftuar përveç meje. Unë ndërkohë thoja me vete s’ka problem se më vonë do shkruaj një këngë për këtë”-ka treguar Taylor Swift.