Sistemi diellor po zgjerohet
Dielli po e zvogëlon tërheqjen mbi planetet, orbitat e të cilëve po zgjerohen gjithnjë e më shumë, njësoj sikur sistemi diellor të ishte duke u fryrë, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Communications” dhe i koordonuar nga Antonio Genova që punon për qendrën e NASA-s, “Goddard Space Flight Center” dhe Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT) në Boston.
“Që orbitat e planeteve po largohej nga Dielli dihej, por tani ky fenomen është matur në detaj, falë të dhënave të mbledhura në shtatë vite në planetin Mërkur nga misioni ‘Messenger’ i NASA-s, të dhënat tregojnë se çdo vit Mërkuri largohet nga Dielli me rreth 0,5-1 centimetër ndërsa Toka me 1,5 centimetra”, thotë Antonio Genova.
“Megjithatë ky fenomen nuk duhet të shqetësojë, nuk ekziston rreziku që lidhja me Diellin të shkëputet. Bëhet fjalë për një efekt të vogël, por i rëndësishëm për të kuptuar se si sistemi diellor ka evoluar dhe vazhdon të evoluojë”, vazhdoi Genova.
Sipas përfundimeve të këtij kërkimi NASA ka treguar se arsyeja e largimit vjen për shkak se Dielli po humbet masë. /ATA/