Skenari i ri i fundit të botës
Gjithçka që njohim (dhe s’njohim) lindi nga Big Bengu, por mund të përfundojë nga Çarja e Madhe. Universi, i cili po zgjerohet nga galaksitë deri në hapësirë-kohë, do të çahet brenda 22 miliardë vitesh.
Fundi i botës, siç jemi mësuar ta dëgjojmë, nuk do t’i vijë përmes një shpërthimi, por nga një ndarje e përbërësve të materies. Ky është modeli i ri i kërkuesve të Universitetit Vanderbilt.
Modeli i ri teorik sugjeron se ndërsa universi po zgjerohet, gjithçka duke filluar nga galaksitë, planetet dhe pjesët atomike deri te hapësira dhe koha në vetvete, do të shpërbëhen. Megjithatë, nuk duhet të alarmohemi: pasoja e këtyre ngjarjeve do të ndihet rreth 22 miliardë vjet më vonë.
Tashmë, shkencëtarët janë të bindur se Universi u krijua në saj të Big Bengut, rreth 13.8 miliardë vjet më parë, duke nisur nganjë pikë me densitet tepër të lartë dhe duke u zgjeruar për të arritur në gjendjen e sotme. Mirëpo, fati i fundit kozmik mbetet një subjekt debati. “E vetmja gjë që dimë me siguri është se Universi po zgjerohet dhe ky proces po përshpejohet”, tha Disconzi.