Smartphone i parë nga Nokia, së shpejti në treg
Smartphone-i i parë i firmës Nokia do të lançohet ekskluzivisht në Kinë. Pajisja do të dalë në treg në partneritet me gjigantin lokal të internetit JD.com.
Skuadra që fshihet prapa “Nokia 6” tha se beson se “dizenjimet premium” të telefonit do të tërhiqen nga tregjet lokale.
Lajmërimi koincidoi me ditën finale të shfaqjes teknologjike CES në Las Vegas, ku u lançuan shumë pajisje të reja.
Nokia nuk prodhon më telefona që mbajnë emrin e saj, por ka lincesuar firmën në një kompani finlandeze, HMD Global.
Deri tani, celularët e vetëm që kanë dalë në treg nën marrëveshjen e re kanë qenë telefona me opsione bazike.