Snajperisti kanadez vret militantin e ISIS-it nga 3,540 metra

Një snajperist në forcat speciale kanadeze ka vrarë një militant të ISIS-it nga një distancë prej 3,540 metra në Irak gjatë muajit të kaluar, raporton BBC. Burimet ushtarake kanë bërë të ditur për Globe të Torontos gazetën Mail se snajperisti është anëtar i Joint Task Force 2 dhe këtë veprim e ka kryer nga një ndërtesë e lartë. Sipas këtyre raporteve thuhet se, për të arritur cakun plumbit i janë dashur 10 sekonda. Një gjë të tillë për BBC e ka konfirmuar edhe Komanda Kanadeze e Operacioneve Speciale. Kjo qitje raportohet se është rekordi për largësinë më të madhe që është regjistruar deri më tani në një vrasje të konfirmuar. Snajperisti e ka realizuar këtë veprim duke bashkëpunuar edhe me një vëzhgues, i cili e ka ndihmuar në gjetjen e objektivit, ndërsa ai ka përdorur armën McMillan TAC-50. Rekordin e mëparshëm e mbante snajperisti britanik, Craig Harrison, i cili ka vrarë një taliban nga largësia prej 2,475 metra më 2009, duke përdorur armën 338 Lapua Magnum.

SHKARKO APP