Solstici dimëror vjen me temperatura të ulëta
Stina e dimrit nis sot me ditën më të shkurtër të vitit, si dhe me rënie të ndjeshme të temperaturave në vendin tonë.
Sot në orën 17:28, ndodhi solstici dimëror, ku spektakli i parë astronomik që na jep qielli dimëror është afrimi mes Hënës dhe Jupiterit, i dukshëm në gjysmën e dytë të natës mes 21 dhe 22 dhjetorit.
Sot dielli do të zgjasë 9 orë dhe 5 minuta, ndërsa do të jetë në distancën maksimale në ekuatorin qiellor dhe harku i dukshëm nga juglindja në jugperëndim do të jetë minimal, gjë që do ta bëjë atë ditën më të shkurtër të vitit.
Sipas austronomëve, solstici dimëror është momenti kur Dielli, në lëvizjen e dukshme përgjatë kostelacionit të Zodiakut arrin pozitën më jugore të ekuatorit qiellor, që është projektimi në qiellin e ekuatorit tokësor.
Nga ky moment e më pas dielli fillon të ‘ringjitet’ drejt ekuatorit qiellor dhe orët e dritës rriten gradualisht derisa arrin kulmin pas 6 muajsh, në solsticin e verës. Për këtë arsye që nga parahistoria solsticit të dimrit i është atribuar kuptimi i shenjtë i trumfit të dritës mbi errësirën.
Besimi se 13 dhjetori është dita më e shkurtër është një traditë që vjen nga e shkuara, nga viti 1852, kur u riformatua kalendari nga Papa Gregori XIII.