SpaceX u rikthehet fluturimeve pas dështimit të provës së parë në shtator (VIDEO)
Kompania amerikane e fluturimeve hapësinore, SpaceX iu rikthye misioneve për në orbitë pas incidentit të ndodhur muaj më parë, duke hedhur me sukses nga brigjet e Kalifornisë raketën e saj Falcon 9.
Ky ishte misioni i parë i kompanisë së Elon Musk, që prej incidentit të shtatorit të kaluar, kur një raketë e ngjashme, me mision hedhjen në orbitë të një sateliti të Facebook, shpërtheu gjatë testimeve së bashku me satelitin Amos-9 të Mark Zuckerberg.
Këtë herë gjërat shkuan ndryshe. Falcon 9 me në bord një satelit për komunikimet telefonike i kompanisë Iridium nuk pati fatin e satelitit të Facebook, por u hodh me sukses në orbitë.
Iridium planifikon hedhjen e 88 satelitëve të tillë dhe ka hegjemoninë e komunikimit të telefonave celularë me valë satelitore në mbarë botën.