Spektakël në qiell, qindra dronë “japin” këshilla për koronavirusin
Përhapja e mesazheve sensibilizuese mbi masat mbrojtëse ndaj koronavirusit është një nga sfidat kryesore me të cilat janë përballur autoritetet. Ato shfaqen në televizor, rrjete sociale, postera por në Korenë e Jugut kanë menduar që ti bëjnë edhe më të dukshme duke i vendosur në qiell.
300 dronë u ngritën mbi lumin Han në Korenë e Jugut për të shpërndarë këshilla për parandalimin e koronavirusit përmes një koreografie të sinkronizuar me drita që paraqitën imazhe të larjes së duarve dhe distancës sociale.
Shfaqja prej 10 minutash, e organizuar nga Ministria e Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit, tregoi gjithashtu imazhe të punonjësve të shëndetit në kostume mbrojtëse dhe mesazhe mbështetëse.
Pamjet spektakolare mbuluan qiellin teksa dronët komandoheshin nga sisteme me antena të veçanta për të rritur sinkronizimin.