Statuja e Budës fshihte një trup të mumifikuar 1000 vjeçar
Në një statujë kineze të Budas është zbuluar trupi i mumifikuar i një murgu.
Zbulimi u bë, pasi skulptura u dërgua në spital nga stafi i muzeut për një scanim (X-ray CT)
Trupi besohet se i përket mjeshtërit Liuquan, një murg i cili ka jetuar rreth viteve 1100 dheishte anëtar i Shkollës Kineze të Meditimit.
Artifakti 1 mijë-vjeçar është ekzaminuar në një aparaturë skanimi CT dhe me njëendoskop.
Nga barku i mumjes janë marrë disa mostra për studim nga një gastroenterologjist.
"Ai bëri një zbulim spektakolar: në vendin ku dikur kishin qenë organet, ai gjeti të gjitha llojet e materialeve të dekompozuara, letra që kishin të printuara simbole të lashta kineze," tha një zëdhënës i spitalit.
Mumja është ekspozuar në Muzeun Drents në Holandë.
Kjo ngjarje pason zbulimin e një murgu tjetër 200-vjeçar të mumifikuar në Mongoli. Disabesimtarë kanë argumentuar se murgu 200 vjeçar nuk është "i vdekur", por thjesht në një gjendje të thellë meditative .