Studenti 21-vjeçar që po bëhet milioner

Një student ka postuar me krenari në rrjetet shoqërore supermakinën e shtrenjtë, teksa rrëfen se është duke u bërë milioner që në moshën 21-vjeçare.

Gurvin Sing ishte 20 vjeç kur e nisi këmbimin e aksioneve në bursë me vetëm 100 euro. Por pasi mësoi se si këmbehen aksionet në Tregun e Këmbimeve të Huaja, nisi të fitojë papritur nga mijëra euro çdo muaj.

Tani ka treguar se është duke bërë milionin e parë, që pa mbushur 21 vjeçe. Dhe për ta vërtetuar që ka para, Sing postoi foton e makinës 60 mijë euroshe, Maserati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë muaj ai ka fituar 110 mijë euro, një arritje e re, me biznese të tjera që ka krijuar si rrjedhojë e suksesit me “Forex”, që nga kurset për të rinjtë e deri te investime të tjera. Ndërsa në muajt që nuk ecin dhe aq mbarë, ai bën rreth 17 mijë euro fitim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?