Studim: Njerëzit inteligjentë janë më dembela se ato më pak inteligjentë
Studimi më i ri ka vërtetuar që njerëzit më inteligjentë kalojnë më shumë kohë kot, sesa njerëzit më pak inteligjentë. Njerëzit me inteligjencë të lartë zor se ndjehen të mërzitur ndonjëherë, gjë që i bën ata të kalojnë më shumë kohë të humbur në mendime. Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Floridës, rezultatet e studimit sugjerojnë se njerëzit më pak inteligjentë janë më shumë pronë e mërzitjes dhe se mund t’i përdorin aktivitetet sportive si një mënyrë për ta shmangur atë. Duke përdorur një test psikologjik të vjetër një dekadë “për nevojën për njohje”, hulumtuesit kanë identifikuar 30 studentë, të cilët kishin shprehur dëshirë të fortë për të menduar shumë dhe 30 studentë tjerë që ishin të etur për të shmangur gjithçka që ishte mendërisht shumë kërkuese. Të gjithë pjesëmarrësit – 30 mendimtarë dhe 30 jo mendimtarë – pastaj vendosen nga një gjurmues fitnesi në kyçet e tyre për gjatë ditë për të matur, se sa aktiv janë ata fizikisht gjatë jetëve të tyre të përditshme. Mendimtarët dolën të jenë shumë më pak aktiv nga e nëna në të premten krahasuar me jo mendimtarët.