Studim: Optimizmi, sekreti i jetëgjatësisë te të moshuarit

Optimizmi  është një ndër faktorët që ndikon në shëndetin e mirë fizik dhe mendor.

Të moshuarit që janë optimistë dhe që priren të shohin anën pozitive të jetës, sipas një hulumtimi të ri shkencor izraelit, konfirmon se optimizmi shoqërohet me shëndet më të mirë fizik dhe mendor.

Studiuesit në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, të udhëhequr nga Profesor Johann Stesman , drejtor i Institutit për Plakjen, botuar në Journal of Gerontology, vëzhguan 1,200 njerëz të lindur në 1920-1921, duke analizuar shëndetin e tyre, si dhe nivelet e ankthit dhe optimizmit.

Ka rezultuar se ka lidhje të drejtpërdrejtë midis jetëgjatësisë dhe optimizmit. Personat 85 deri 90 vjeç me optimizëm të lartë kishin mesatarisht 20%  më shumë mundësi për të mbijetuar, ndërsa për ata nën  90 vjeç përqindja shkon deri në 25%.

Zbulimet  tona tregojnë se optimizmi ka një efekt pozitiv në mbijetesë, ndërsa studime të tjera kanë treguar tashmë se përmirëson shëndetin, siç është sistemi ynë imunitar, duke ulur faktorët e rrezikut për hipertension dhe sëmundje të zemrës, dhe ndoshta edhe kancer “, tha Dr. Joram Maaravi.

“Optimizmi nuk duhet të konsiderohet si një tipar me të cilin kemi lindur, por diçka që mund ta zhvillojmë. Është e rëndësishme të kërkojmë mënyra nga më të ndryshmet për të rritur optimizmin tonë, sepse tani është më e qartë se kurrë se kjo mund të ndihmojë njerëzit në të gjitha fazat e jetës së tyre “, shtoi ai.

SHKARKO APP