Studimi, 1 në 8 persona vuajnë nga jeta joaktive seksuale
Jeta seksuale e rusëve është zbuluar pas një sondazhi online, duke treguar se për disa njerëz mund të jetë shumë e vetmuar. Rezultatet janë publikuar të hënën në portalin Mail.Ru, i cili studioi rastet e 15 mijë njerëzve rreth detajeve intime për jetën e tyre gjatë vitit të kaluar. Grupmosha e personave që u morën në pyetje ishte nga 24 deri në 45 vjeç. Një numër i vogël i ndarë në rreth 5% e të anketuarve kishin jetë seksuale të dobët ku kënaqin veten çdo ditë në mënyra të ndryshme, pa patur një partner. Ndërsa 40% e kësaj pjese bënin këtë gjë të paktën një herë në javë. Më pas 42% e të gjithë të anketuarve kryenin marrëdhënie seksuale të paktën një herë në muaj, duke bërë që shumica e rusëve të kenë jetë seksuale aktive. Bazuar në përgjigjet e tyre u zbulua se 1 në 8 rusë vuajnë nga fakti që nuk kanë një partner.