STUDIMI/ Ja pse e shkruara në ditar ju bën mire për shëndetin mendor

Shkrimi rreth ngjarjeve negative dhe dështimeve të kaluara në letër është një nga mënyrat më efektive për të reduktuar stresin dhe motivim për të vazhduar përpara. Duke pranuar dhe analizuar se çfarë shkoi keq gjatë pengesave të mëparshme u jep njerëzve një pasqyrë që i ndihmon ata të përballen më mirë në situatat e ardhshme stresuese, thonë studiuesit. 

Njerëzit shpesh këshillohen që të “shohin në anën e ndritshme” kur dështojnë, por studimi i ri sugjeron që të menduarit në mënyrë kritike rreth këtyre ngjarjeve negative mund të çojë në rezultate më të mira në të ardhmen.

Hulumtuesit të cilët ishin disa pedagogë në Rutgers University-Newark zbuluan se thjesht duke menduar për ngjarjet negative mund të ndihmonte njerëzit të menaxhonin më mirë stresin dhe për të përmirësuar performancën në shumë fusha, duke përfshirë shëndetin mendor, arsimin dhe sportin.

Studimet e mëparshme kanë treguar se duke i kushtuar vëmendje të madhe ngjarjeve ose ndjenjave negative – duke medituar ose duke shkruar rreth tyre – mund të çojnë në rezultate pozitive.

Studiuesit e hulumtimit aktual, donin të dinin se çfarë qëndron pas kësaj.

‘Stresi akut mund të dëmtojë performancën’, tha njëri prej hulumtuesve Brynne DiMenichi, kandidat doktorant në Universitetin Rutgers-Newark. “Paradoksalisht, duke shkruar rreth ngjarjeve stresuese,  siç janë dështimet e kaluara ka treguar përmirësim në funksionimin dhe performancën kolektive, veçanërisht në detyrat që kërkojnë vëmendje.

“Megjithatë, ka pak dëshmi fiziologjike nëse shkrimi rreth dështimeve të kaluara ose ngjarjeve të tjera negative përmirëson performancën duke ulur stresin”, shtoi.

Në bashkëpunim me studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë dhe Universitetin Duke, DiMenichi shqyrtoi efektin e shkrimit për dështimet e kaluara në punën e ardhshme të detyrës në 86 vetë.

Hulumtuesit i ndanë vullnetarët në dy grupe: grupi i testit dhe grupi i kontrollit. Njerëzit në grupin e testimit shkruan për dështimet e tyre të kaluara ndërsa ata në grupin e kontrollit shkruan për një temë që nuk lidhej me veten e tyre.

Kortizoli i hormoneve të stresit u mat në pështymën e tyre në fillim të studimit.Vullnetarët pastaj kryen një detyrë të re stresuese, ndërkohë që nivelet e tyre të kortizolit u monitoruan vazhdimisht.

Studiuesit gjetën se ata që shkruan për dështimet e tyre të kaluara kishin nivele më të ulëta të kortizolit në krahasim me grupin e kontrollit gjatë kryerjes së sfidës së re.

“Ne nuk gjetëm që vetë shkrimi kishte një marrëdhënie direkte në përgjigjet e stresit të trupit”, tha DiMenchi.

“Në vend të kësaj, rezultatet tona sugjerojnë se, në një situatë të ardhshme stresuese, duke shkruar më parë për një dështim të kaluar, përgjigja e stresit të trupit duket më e ngjashme me dikë që nuk është i ekspozuar ndaj stresit.

Studimi gjithashtu zbuloi se ata që shkruan për një dështim të kaluar, bënë zgjedhje më të kujdesshme gjatë kryerjes së detyrës së re stresuese dhe në përgjithësi performuan më mirë se grupi i kontrollit.

Studimet e mëparshme kanë gjetur se analizimi i ngjarjeve jo aq të mëdha në të kaluarën mund t’i bëjë njerëzit më elastik.

Një studim i publikuar në një botim të 2015 të Journal of Cognitive Psychology zbuloi se pasqyrimi i dështimeve bëri që normat e gabimit të reduktohen në detyrat njohëse dhe këmbënguljen e shtuar.

Hulumtuesit e studimit aktual, të botuar në revistën “Frontiers in Neuroscience Behavioral”, thanë se gjetjet e tyre sugjerojnë se shkrimi dhe të menduarit në mënyrë kritike rreth pengesave të kaluara mund të përgatisin një person, si fiziologjikisht ashtu edhe njohës, për sfida të reja.

Megjithatë, ata thanë se nevojiten më shumë kërkime për të shqyrtuar nëse kjo teknikë është efektive në performancën atletike pasi “është e vështirë të krahasohen masat laboratorike të performancës njohëse me performancën, për shembull, pista olimpike”.

Përktheu: Fatmira Hetemi

SHKARKO APP