Studimi: Kur martohesh, shton në peshë

Tashmë është zyrtare: martesa bën që të shtoni peshë. Nga kërkimet e fundit është vërtetuar se çiftet e martuara kanë më të lartë indeksin e masës trupore (BMI) se personat që janë beqarë.
Kërkimet e Universitetit të Bazelit kanë konfirmuar gjithashtu, se çiftet e martuara ushqehen më mirë, por gjithashtu kanë disa kilogramë më tepër. Kërkimi ka përfshirë mbi 10 mijë pjesëmarrës nga Austria, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Rusia, Spanja dhe Britania e Madhe. Mesatarja e BMI-së për meshkujt beqarë të përfshirë në studim ishte 25.7, ndërsa meshkujt e martuar e kishin 26.3. Për femrat beqare, mesatarja e BMI-së ishte 25.1, ndërsa për ato të martuara 25.6. 
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, indeksi i masës trupore duhet të jetë mes 18.5 deri në 25. Mbipeshë llogaritet kur BMI-ja është nga 25 deri në 30, ndërsa obezë quhesh nëse e kalon indeksin 30. 
Kërkimi gjithashtu ka vërtetuar se meshkujt që janë të martuar merren shumë më pak me aktivitete sportive, se sa meshkujt beqarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?