Studimi më i ri, kafja dhe vera rol pozitiv në organizëm

Studimi më i ri, i kryer nga disa studiues Hollandez, çuditërisht flet për efektin pozitiv që kafja dhe vera kanë në shëndetin e njeriut. Pra, një gotë verë, ose një filxhan kafe në ditë mund të rrisë diversitetin e baktereve të zorrëve përkundër qumështit apo një diete të lartë me kalori, që ndikojnë në uljen e këtij diversiteti. Në studim flitet se ka një lidhje shumë të fortë mes shëndetit dhe diversitetit.  Sipas tyre sa më i madh të jëtë diversiteti, aq më i shëndetshëm është njeriu. Ky studim ka pasur si kampion njerëz normale, të shëndetshëm dhe pas analizimit të mostrave të mbi një mijë pjesëmarrësve u zbulua se përveç kosit, dhallës, frutave që mundësojnë një larmi të madhe të baktereve të zorrës, një rol po aq pozitiv luan konsumimi i kafes dhe verës.

SHKARKO APP