STUDIMI/ Mendimet pozitive ju largojnë stresin

Placeholder Image

Nëse ndonjëherë nuk jeni ndjerë mirë apo keni qenë tejet të stresuar, me siguri se dikush i afërm ju ka thënë të mendoni pozitivisht. Kjo mund t’ju duket si këshillë tejet e thjeshtë, por shkenca ka zbuluar se faktikisht mendimet pozitive ndikojnë në largimin e stresit.

Sipas studimit të fundit nga Universiteti Rutgers, të menduarit për kujtime pozitive mund të ndikojë në heqjen e stresit. Për këtë konkludim, i cili është publikuar në Nature Human Behavior, hulumtuesit kanë kryer eksperimente të ndryshme me 13 vullnetarë.

Sipas ekspertëve, ata të cilët kishin menduar kujtime të lumtura gjatë periudhave nën stres kishin pasur rritje të aktivitetet në regjionet e trurit të cilat ndërlidhen me rregullimin emocional dhe kontrollin kognitiv.

Prandaj, falë këtyre hulumtimeve tani ne e dimë se vlera e mendimeve pozitive është më e madhe sesa një këshillë.

SHKARKO APP