Studimi: Ndotja e ajrit rrit rrezikun e vdekjes nga Covid-19

Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Harvardit, është zbuluar se ndotja e ajrit rrit dhe favorizon nivelin e vdekjeve nga Covid-19 në SHBA.

Dr. Maria Neira, nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), tha për BBC News se vendet me nivele të larta ndotjeje në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, duhet të përmirësojnë përgatitjet e tyre.

Megjithatë, ekspertët e mjekësisë thonë se është ende herët për të provuar një lidhje direkte.

Dr Neira tha:

Ne do të bëjmë një hartë të qyteteve më të ndotura bazuar në bazën e të dhënave tona për të mbështetur autoritetet kombëtare në këto rajone në mënyrë që ata të mund të përgatisin planin e tyre të përgjigjes epidemike në përputhje me rrethanat.
Nga studimi bëhet me dije se niveli i vdekjeve nga Covid-19 rritet deri në 15% në zonat me nivele më të larta të ndotjes. Ndotja konsiston në disa grimca të vogla të quajtura PM 2.5, të cilat shkaktojnë infeksione në sistemin e frymëmarrjes dhe kancer të mushkërive.

Një studim tjetër, në Universitetin e Sienës, në Itali dhe Universitetin Arhus, në Danimarkë, sugjeron një lidhje të mundshme midis niveleve të larta të ndotjes së ajrit dhe vdekjeve të Covid-19 në veri të Italisë.

Popullsia, mosha, sistemet e ndryshme shëndetësore dhe politikat e parandalimit gjithashtu, duhet të merren parasysh.

SHKARKO APP