Studioja e arkitekturës e rregulluar me 2,000 lule
Kuriozitete E Diel, 23 Maj 2021 00:03
Artisti Cornelius Gavril ka rregulluar studion e tij të arkitekturës me më shumë se 2,000 lule të llojeve të ndryshme. Ai ka përdorur karafila, trëndafila, zambak, rozmarinë, livando e disa lloje tjera për ta rregulluar gjithë studion e tij, pasi ka thënë se është natyra dhe gjelbërimi ato që e bëjnë çdo gjë më atraktive. Gavril ka rregulluar studion e tij edhe nga brenda dhe thotë se ka bërë instalimin e disa parfumeve me aroma të luleve.