Studiuesi: Fëmijët mund të jenë transmetues të fshehtë të koronavirusit, ja ku ndryshon Covid-19 nga virusi i Sarsit dhe Mersit

Jonathan Ball, profesor i virologjisë molekulare në Universitetin e Nottingamit, ka shkruar një artikull për “The Guardian” për efektet që ka koronavirusi tek fëmijët dhe të rinjtë.

Në këtë artiikull, profesori Ball hedh  poshtë idenë se fëmijët mund të jenë imunë ndaj sëmundjes, por i konsideron ata si transmetues të padukshëm, që mund të kenë rol kryesor në përhapjen e Covid-19.

“Si shumë kolegë të mi, unë nuk mund të shoh ndonjë arsye të qartë pse fëmijët nuk mund të infektohen: ky ishte një virus i përhapur nga rrugët e frymëmarrjes, jo përmes një procesi unik për të rriturit. Nëse një numër i konsiderueshëm i fëmijëve ishin të infektuar dhe pësuan simptoma shumë të vogla të ngjashme me të ftohtin, atëherë potenciali i tyre për të përhapur virusin ishte i jashtëzakonshëm”, thotë ai.

Një dallim thelbësor mes Covid-19 dhe viruset SARS dhe Mers është se koronavirusi ka simptoma më të buta. Kjo bën që dallimi i virusit korona të jetë më i vështirë.

“Me Sars, shumica e njerëzve të infektuar zhvilluan shpejt pneumoni. Identifikimi dhe izolimi i njerëzve me simptoma të rënda është një detyrë relativisht e lehtë, dhe kjo e bëri kontrollin e infeksionit përmes identifikimit të rasteve dhe gjurmimit të kontakteve relativisht të lehtë.

Koronavirusi aktual është i ndryshëm. Në më shumë se 85% të rasteve të konfirmuara simptomat mund të mos zbulohen ose të ngatërrohen lehtësisht me ftohjen e zakonshme të gripit të butë. Arma më e madhe e tij, gjëja që sipas një studimi e ka lejuar atë të përhapet kaq lehtë, është kjo aftësi për të shkaktuar sëmundje të butë në shumicën e njerëzve që infekton. Kur nuk mund të shohësh me lehtësi nëse dikush ka një ftohje ose koronavirus, identifikimi i rastit dhe kontrolli i infeksionit janë shumë më të vështira”, shprehet profesori.

Fëmijët nuk i shpëtojnë infeksionit nga ky virus, por në të vërtetë mund të jenë transportuesit e tij të padukshëm. Ka shumë ekspertë që besojnë se fëmijët kanë rol kyc në përhapjen e koronavirusit, mirëpo një tezë e tillë akoma nuk është provuar në mënyrë shkencore. Një studim tregoi se fëmijët janë më pak të rrezikuar për nga jeta nga virusi, pasi ata në përgjithësi nuk kanë sëmundje të tjera shoqëruese, por mund të jenë transmeetues të rrezikshëm të Covid-19.

Një studim nga SHBA tregon se 38% e 508 pacientëve të shtruar në spital me koronavirus ishin të moshës midis 20 dhe 54 vjeç (fëmijët nën 19 vjeç përbëjnë më pak se 1% të totalit të pranimeve). Nga këta 508 pacientë, 121 janë pranuar në kujdes intensiv; gati gjysma e këtij grupi ishte nën 65 vjeç. Ideja finale është se fëmijët dhe të rinjtë kanë më pak gjasa të vdesin nga koronavirusi, por mund të jenë përhapës të rrezikshëm të virusit.

SHKARKO APP