Suita luksoze brenda avionit, 52 mijë euro bileta
Nëse mendoni se udhëtimi në klasin e parë me avion është një luks, atëherë duhet të shihni me patjetër “The Residence” të linjës Etihad në Abu Dhabi.
Suita e tyre është më e veçanta duke e kaluar udhëtimin në avion në një nivel tjetër.
Ajo është e pajisur me një krevat dopio, një tualet ku janë të vendosura dushi me hidromasazhin si dhe një shërbëtor personal.
Avioni Airbus A380 u inagurua në vitin 2014 dhe që prej atëherë operon normalisht thuajse në të gjithë vendet e botës.
Por si çdo gjë luksoze dhe çmimi është shumë i lartë. Mesatarisht një biletë vajtje-ardhje kushton 52 mijë euro por çmimi varet gjithmon dhe nga destinacioni.
Shumë persona të famshëm kanë udhëtuar me “The Residence”, madje aktorja e njohur Nicole Kidman ka realizuar një set fotografik në ambjentet e saj.