Suksesi i Wonder Woman, 200 milionë dollarë për dy javë
“Wonder Women” është quajtur filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave që në rolin kryesor ka një femër heroinë. Për 2 javë ka arritur të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë në Amerikën e Veriut. Gjithashtu, është filmi i parë i kategorisë ‘Action, superhero’ që drejtohet nga një femër. “Jam e shokuar, jam e nderuar dhe shumë mirënjohëse. Nuk di cfarë të them tjetër. Kjo është çmenduri”, tha regjisorja Patty Jenkins për BBC. Hollywood është i njohur për hezitimin që të pranojë regjisore femra, sidomos në filmat superhero. “Wonder Woman” ka marrë shumë komente pozitive nga kritikët e filmave. Gjithsesi është përballur edhe me kundërshtime. Filmi është ndaluar që të transmetohet në Lebanon pasi roli kryesor luhet nga një aktore izraelite. Aktorja, Gal Gadot bënte pjesë në forcat e armatosura në Israel, ku shërbimi ushtarak është i detyrueshëm.